Maska sërish e detyrueshme në të gjitha shkollat fillore në Francë

| 10 Nën 2021 | 09:38 | Nga

Mbajtja e maskës do të jetë sërish e detyrueshme në të gjitha shkollat ​​fillore në Francë duke filluar nga e hëna e ardhshme, njoftoi Ministria e Arsimit në mbrëmje pas fjalimit të presidentit Emmanuel Macron në Televizion.

“Duke filluar nga e hëna e ardhshme të gjithë departamentet do të kalojnë në nivelin 2 të protokollit shëndetësor, në të cilin të gjithë nxënësit do të mbajnë sërish maskën”, njoftoi ministria.

Nga dje maska ​​ishte e detyrueshme për shkollat ​​fillore në 61 departamente nga 101 që janë gjithsej.

Të ngjashme