Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është takuar sot me Sekretarin e shtetit gjerman për Punë të Jashtme, Miguel Berger, me të cilin kanë diskutuar për procesin e negociatave mes dy palëve.
Berger ka thënë se ka përsëritur edhe një herë mbështetjen e plotë të Gjermanisë për Lajçakun dhe për atë që Berger e quan “punë të shkëlqyer” të sllovakut në procesin e dialogut.
“Kosova dhe Serbia tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në negociata”, ka thënë Berger.