Haradinaj për shtrenjtimin e energjisë: Përrallat e Kurtit morën fund

| 08 Shk 2022 | 15:17 | Nga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësim për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Në një reagim të bërë në profilin e tij në Facebook, Haradinaj thotë se qytetarët që konsumojnë më shumë se 800 KW do t’iu rritet çmimi i energjisë elektrike me 85.18% për tarifën e lartë dhe 104.15% për tarifën e ulët.

“Një qytetar i zakonshëm që minimalisht ka harxhuar 850 kWh, me 60 për qind në tarifën e lartë dhe 40 për qind në tarifën e ulët, ka paguar 49.68 euro. Kurse tash, me Qeverinë Kurti që ka drejtimin e vendit, do të paguajë 92.40 euro. Pra, rritja për një qytetar të zakonshëm do të jetë rreth 86%. Sikur mos të mjaftonte, pak ditë më parë ndau edhe 90 milionë euro për subvencion, që tash nuk ka fije kuptimi. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga ZRRE që të kthehet në pikën ZERO ky proces, por kot”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme