Pas vendimit të ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës, vjen reagimi i PSD-së

| 08 Shk 2022 | 15:24 | Nga

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas vendimit të ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët që shpenzojnë mbi 800 kWh.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, PSD-ja ka thënë se ZRrE-ja ka ngritur çmimin e energjisë elektrike për 100%, transmeton lajmi.net.

“Është rritur subvencionimi në 100 milionë në mënyrë që paratë e arkëtuara për KESCO të mos jepen direkt nga xhepat e qytetarëve. Është ulur tarifa për shfrytëzimin e rrjetit të KOSTT që është kompani publike për t’u ngritur ajo e tensionit të ulët që shkon për KESCO-n”, thuhet në reagimin e PSD-së.

Reagimi i plotë:

ZRrE sot ka vendosur për ta shtrenjtuar çmimin e energjisë elektrike. Nga mbledhja e ZRrE kuptuam se kemi rritje të çmimit prej 100%. Nuk kanë lënë gur pa lëvizur për ta shpërndarë barrën gjithandej. Vetëm një konstante mbetet pas secilës llogari: fitimi për KESCO.

Është rritur subvencionimi ne 100 milionë në mënyrë që paratë e arkëtuara për KESCO të mos jepen direkt nga xhepat e qytetarëve. Është ulur tarifa për shfrytëzimin e rrjetit të KOSTT që është kompani publike për t’u ngritur ajo e tensionit të ulët që shkon për KESCO-n.

ZRrE dhe Qeveria po i bëjnë dy menaxhime: menaxhimin e krizës sociale duke ndarë më shumë para nga buxheti, ashtu që të jenë në rregull me fitimin e garantuar për KESCO. Ky është marifeti.

Të ngjashme