Burri i Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, ka reaguar pasi publikimit të shpenzimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në shpenzimet e publikuara, del që Osmani ka shpenzuar mijëra euro në karburante për udhëtim në kohën sa ishte deputete.
Mediet kanë publikuar një postim të mëhershëm të Osmanit, e cila deklaronte se jeton më Prishtinë (sikur shprehej ajo në një banesë njëdhomëshe) që nga vitit 2012. Nga kjo del se Osmani ka mashtruar duke marrë kompensim në emër të udhëtimit në Mitrovicë (ose në Gjilan, sikur ka deklaruar një nga këshilltarët e saj)
Sadriu ka reaguar duke e shpërndarë reagimin e këshilltarit të Presidentes, Bekim Kupina, dhe duke sulmuar mediat. Ai po ashtu ka thënë se me këto publikime po mundohet të “njolloset puna e Presidentes”.
Në reagim, Sadriu përdor një gjuhë urryese ndaj medieve duke i quajtur “Ndërmarrje të Përbashkëta Kriminale”.
Postimi i plotë i Prindon Sadriut:
PRONTO SHEF, A PO I QEPOJMË EDHE SONTE
Kur perfaqesuesit e Ndermarrjeve te Perbashketa kriminale, ‘gazetaret’ e parapolitikes, e persona të perfshirë ne reket e ne keqperdorime milioneshe, moralizojne. Jane keta moralizues e shpifes te cilet paguanin nje natë akomodim me Nju Jork $1.200 ne Hotel Interconntinental Manhattan, e mengjesin e paguanin $50 per person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijera dollare). Bileta avioni First Class e rralle here Business Class. Per Economy as qe flitej. Ju nuk keni lene gje publike pa keqperdore.
Dhjetera miliona euro keqperdorime te qytetareve permes te cilave keni blere televizione, portale e paguani ‘qepues’ per t’u munduar ta njollosni punen e ndershme te Presidentes. Per juve shteti eshte vetem mjet per mbrojtjen e interesave biznesore e kriminale. Kaq!
