Gjilanasi tenton ta dhunojë të miturën, Gjykata cakton 30 ditë paraburgim për të

| 01 Mar 2022 | 14:07 | Nga

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit F. P, për shkak se i pandehuri me anë të përdorimit të dhunës ka detyruar të dëmtuarën V. D. të kryej marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

Përmes një komunikate për medie, Gjykata Themelore thotë se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me anë të përdorimit të dhunës – forcës e detyron të dëmtuarën V. D. të kryej marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj, me ç’rast i shkakton lëndime trupore dhe e njëjta për shkak të lëndimeve trupore detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional në Gjilan.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën veprat penale dhunimi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penal.

Të ngjashme