Përkrahja amerikane për FSK-në, Gjenerallejtnant Jashari bisedon me komandantin amerikan për Evropë

| 08 Mar 2022 | 08:39 | Nga

Gjeneralmajor Charles Miller, Drejtor i Planeve dhe Strategjive në Komandën Evropiane të Forcave Amerikane ka biseduar me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jasharin.

Në bisedën mes tyre është diskutuar përkrahja e SHBA-së për FSK-në dhe planin tranzicional të saj drejt ushtrisë, raporton Gazeta Express.

“Diskutim produktiv mes Gjeneralmajor Charles Miller dhe Gjenerallejtënant Bashkim Jashari për ambientin e sigurisë në Evropë dhe se si SHBA-ja do të vazhdojë të përkrahë FSK-së teksa vazhdon të bëjë progres të theksuar në planin e saj 10 vjeçar tranzicional. Qëllimi i këtij plani të mbështetur nga SHBA-ja është të ndërtojë një forcë mbrojtëse territoriale shumë-etnike të ndërveprueshme nga NATO, nën kontrollin civil, e cila jo vetëm që është e aftë të mbrojë integritetin territorial të Kosovës, por kontribuon në përpjekjet globale të sigurisë përtej kufijve të saj”, thuhet në postimin e ambasadës së ShBA-së në Kosovë.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=326478786171230&set=a.292917719527337&type=3

Të ngjashme