Agjencia për Barazi Gjinore ka organizuar ngjarjen me temën “Zhbëjmë paragjykimet, punojmë për gjithëpërfshirjen”, me rastin e Ditës së Gruas, raporton Ekonomia Online.
Aty u tha se synim mbetët inkuadrimi i grave e vajzave të reja në arsim, drejtësi, në ekonomi, në politik bërje e në proceset kyçe.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi që në 365 ditët në vijim fjalët grua dhe vajzë të vazhdojnë të jenë sinonime i triumfit, suksesit, ngadhënjimit e inspirimit
“Uroj që gjatë në 365 ditët në vijim, fjalët grua e vajzë të jenë sinonim i triumfit, suksesit e inspirimit. Urojë që përgjatë vitit në vijim, fuqizimi ekonomik i vajzave e grave të jetë prioritet. Urojë që në muajt në vijim gratë tona të kenë mbështetjen e pakushtëzuara e të ndihen të sigurta në çdo hapësirë publike. Urojë për qasje të barabartë grave e vajzave në çdo sferë të jetës. Sa më shumë që jetësohet ky synim, aq më mirë do të jetë për vendin tonë. Shënimi i ditës së gruas në këtë vit, përkon më një kohë kur ne po ballafaqohemi më sfida të shumta. Ne mund të arrijmë stabilitet vetëm atëherë, kur mbrojmë e garantojmë të drejtat e grave e vajzave”, tha Osmani.
Tutje, e para e vendit tha se mund të arrihet siguri e stabilitet vetëm atëherë kur do të promovojnë e mbrojnë të drejtat e grave dhe vajzave
“Duhet të bashkoheni që të gjithë burra e djem, të rinj e të moshuar që t’i japim fryma barazisë gjinore në shtëpi në rrugë në komunitet e kudo tjetër”, tha tutje ajo.
Edi Gusia, kryeshefe ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, duke përmendur luftën në Ukrainë, tha se janë qindra gra, burra e fëmijë që po e përjetojnë luftën.
