Keni vënë re një gjë!
Uron njeriu plot femra për 8 marsin! Sinqerisht! Secila individualisht ndihet pak e fyer sepse i duket se politizohet, trajtohet si femër që i duhen njohur të drejtat, i duket se është objekt propagande, sikur mëshirohet, sikur tallesh, sikur i thua slogane: Gezuar 8 marsin!, sikur e quan anëtare të bashkimit të grave, ku di gjë unë i shkreti!!!
Kur i kam pas uruar gjysma e kohës më kalonte duke u thënë: Shiko mos e merr për fyerje, por: Gëzuar 8 Marsin!
Me siguri edhe po të urosh dikë për 1 Majin fyhet! Pse klasë punëtore jam unë?
Prandaj kam vite që nuk uroj më!
Mos ma marri për keq njeri!
Madje nuk uroj as për datëlindje sepse më shohin sikur tallem: Pse kalama jam unë?
Gezuar 8 Marsin o burra! 🙂