Procesi i Apelimit mbetet mjeti kryesor dhe më i rëndësishëm për ndryshimin e aktgjykimit të 16 shtatorit nga Dhomat e Specializuara.
Apeli përbën, nga 100%, rreth 90% të rëndësisë, andaj edhe fokusi dhe energjia duhet të përqëndrohen aty.
Iniciativat legjislative dhe protestat kanë ndikime më të kufizuara, të themi vetëm 10% (protestat 7% e proceset legjislative vetëm rreth 3%).
Fatkeqësisht, ashtu siç është themeluar Gjykata Speciale, vështirë është të ndryshohen njëanshëm procedurat dhe të modifikohet procesi. Për shkak se ky proces ka implikime kushtetuese, ndikimi i iniciativave legjislative mbetet i kufizuar.
Përgatitja për Apelim, fondet + diplomacia proaktive, mbeten mjetet kryesore. Na duhen shumë fonde dhe avokatët më të mirë në botë. Na duhet diplomaci proaktive. Kjo përbën boshtin, kurrizin dhe muskujt e reagimit që duhet ta bëjë Kosova.
Protestat janë veprime përkrahëse dhe solidarizuese të mirëseardhura, por pa ndonjë efekt të drejtpërdrejtë tek ata që vendosin në Hagë.
Prandaj, energjia, resurset dhe veprimet duhet të mendohen mirë dhe të fokusohen aty ku kthimi dhe rezultatet mund të jenë më të mëdha.
Më poshtë, përafërsisht, rëndësia dhe ndikimi i katër komponentëve kryesorë dhe, rrjedhimisht, si do të duhej të alokohej energjia e Kosovës:
1. Fondet dhe avokatët më të mirë në botë: 75%
2. Diplomacia proaktive: 15%
3. Protestat e përkrahjes dhe solidarizimit: 7%
4. Iniciativat ligjore në Kuvend: 3%