Pjesa e dytë e konferencës “LEAP Women 2022” – Gratë e suksesshme thonë se sfidat e pengesat i bënë më të forta

| 08 Mar 2022 | 12:56 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në panelin e dytë të konferencës “LEAP Women 2022”, organizuar nga Leadership Development Association (LDA) Balkan me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, folën gra të suksesshme në sport, aktrim, biznes e fusha të tjera.

Ato treguan historitë e tyre motivuese, me ç’rast thanë se rrugëtimi i tyre nuk ka qenë fare i lehtë.

Gentiana Beqa, kampione në Bodybulding, tha se çdo herë ka qenë e uritur për suksese.

Duke përmendur sukseset e saj në kampionatin evropian dhe botërorë, Beqa tha se çdo sfidë e ka bërë edhe më të fortë.

“Unë si në fëmijëri kam qenë një vajzë që gjithmonë kam dashur sukseset. Më njihnin si artiste dhe jo sportiste. Kërkoja diçka tjetër nga vetja, hapa biznes të familjes. Çdo sfidë dhe pengesë të bënë akoma më të fortë. U nisëm në gara evropiane në Spanjë dhe ne vitin 2017 u bëra kampionia e parë evropiane. Isha e uritur edhe për kupën botërore që u mbajt në Francë dhe kishte shumë garuese dhe u shpërbleva kampione e botës. Mesazhi im është duhet t’i besoni intuitës suaj dhe shikoji njerërit me rezultate të merituara”, tha ajo.

E aktorja kosovare, Vlora Nikçi, tha lirinë e kanë në duart e tyre, dhe për këtë tha se duhet të vendosin vetë gratë.

“Fëmijët janë të rrethuar vetëm me gratë. Unë jam aktore por shpesh t’u fol çka jemi harrojmë anën tjetër si kemi mbërritur te një sukses. Prandaj ne gratë kemi shumë emocion dhe fuqi. Lirinë tonë e kemi në duart tona dhe ne vendosim për lirinë tonë”, tha ajo.

Themeluesja e “She Inspire” dhe Drejtoreshë e Këshillit për Konsulencë Biznesore, Jehona Lluka, Këshilli për Konsulencë Biznesore funksionon që 15 vite dhe përfaqëson konsulencën vendore.

Aktivitete të tilla, Lluka tha se duhet të ketë gjatë tërë vitit.

“Në vitin 2020 kemi pasur projektin e vetëm në rajon, digjitalizimi i grave në biznes. Deri më tash janë të regjistruar 55 biznese dhe në fund të vitit presim t’i kemi 300. Jemi komunitet i vogël andaj na duhet bashkëpunimi me vajza të reja. Kisha pasur dëshirë që aktivitete si kjo të jetë gjatë tërë vitit”, tha ajo.

Të ngjashme