Një punonjës garazhi që sulmoi mësuesen e shkollës fillore, Sabina Nessa, teksa po ecte nëpër një park në Londër është dënuar me burgim të përjetshëm.
Siç raporton Sky News, Koci Selamaj 36-vjeçar, do të vuajë të paktën 36 vjet për sulmin “e egër” të motivuar seksualisht.
Dënimi i tij pason ngjarjen e tmerrshme të ndodhur më 17 shtator të vitit të kaluar.
Shtetasi shqiptar, nga Eastbourne, u arrestua në qytetin bregdetar të Sussex-it Lindor dhe më vonë u deklarua fajtor për vrasjen e saj.
Në seancën dëgjimore të enjten, prokurorja Alison Morgan QC tha se Selamaj ka qenë i dhunshëm ndaj ish-partneres së tij në të kaluarën.
Ditën e vrasjes Selamaj shkoi me veturë në Londër dhe hyri në Cator Park pak pas orës 20:00, duke qëndruar në pritë për gjysmë ore përpara se Nessa të mbërrinte rrugës drejt një kafeneje ku ajo do të takonte një mik.
Pamjet janë shfaqur në seancë. Koci Salamaj, aty shihet duke ecur përgjatë shtegut dhe me shenjën e trekëndëshit të trafikut në dorë, e cila ishte e metaltë. Nessa ishte “e pavëmendshme për atë çfarë kishte pas saj”.
Pastaj, Selamaj ai vrapon pas saj dhe fillon ta godasë vazhdimisht me shenjën e trafikut. Ai e godet 34 herë në kokë Nessën.
“Ajo kishte çdo të drejtë, siç tha edhe familja e saj, që të ecte nëpër park, me një shkëlqim të saj, për të shijuar veten pas një jave të gjatë në punë, është thënë në seancë.
Gjyqtari vuri në dukje pranimin e fajësisë së Selamajt dhe mungesën e dënimeve të mëparshme.