Ka dy javë që nuk ka rënë në kontakt me të birin, babai ankohet në Polici

| 02 Qer 2022 | 10:11 | Nga

Një person është ankuar dje në Policinë e Kosovës duke thënë se nuk e di vendndodhjen e djalit të tij.

Sipas Policisë, ankuesi ka thënë se hera e fundit kur ka pasur kontakt me të birin ka qenë para dy jave.

Tutje Policia ka treguar se ngjarja është raportuar dje rreth orës 16:30 në Prishtinë. Policia ka iniciuar rastin si “Person i zhdukur”.

Të ngjashme