Sulmuesi që vrau 9 persona në Toronto dënohet me burgim të përjetshëm

| 14 Qer 2022 | 09:22 | Nga

Personi përgjegjës për një sulm vdekjeprurës me furgon në Toronto para katër vjetësh, është dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht për 25 vjet.

Vrasësi 29-vjeçar u shpall fajtor vitin e kaluar për vrasjen e 10 personave.

Gjyqtarja Anne Malloy dha dënimin e saj në një gjykatë të mbushur me njerëz dhe me familjarët e viktimave.

Tetë gra dhe dy burra vdiqën pasi vrasësi hyri me furgon në trotuar, përfshirë gruan, Amaresh Tesfamariam, 65 vjeç, që vdiq pas tri vjetësh nga plagët e marra në sulmin e 23 prillit 2018, shkruan BBC-ja.

Burri e kishte marrë me qira furgonin tri javë para se ta përdorte si armë në rrugët kryesore të Torontos. Ai u tha hetuesve se kishte vendosur të vriste sa më shumë njerëz që të ishte e mundur dhe se ai mori frymëzim nga lëvizja mizogjene “incel” e grupeve kryesisht në internet të të rinjve që janë të zemëruar me mungesën e aktivitetit të tyre seksual.

I pyetur nga hetuesit se si ndihej për dëmin që kishte shkaktuar, sulmuesi u përgjigj në atë kohë: “Ndjehem sikur e kam kryer misionin tim”.

Më vonë, duke u përballur me akuzat për vrasje të shkallës së parë, avokatët e tij argumentuan se ai nuk ishte penalisht përgjegjës për shkak të çrregullimit të spektrit të tij të autizmit.

Gjyqtari Malloy e hodhi poshtë këtë pretendim vitin e kaluar, duke thënë se sulmi ishte “akt i një mendjeje arsyetuese”.

“Mungesa e ndjeshmërisë për vuajtjet e viktimave, madje edhe paaftësia për të empatizuar për çfarëdo arsye, nuk përbën mbrojtje”, tha ajo.

Të ngjashme