Fotografi prekëse nga Haga, nëna dhe babai i Hashim Thaçit duke hyrë në qendrën e paraburgimit

| 08 Kor 2022 | 12:50 | Nga

Prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, kanë shkuar sot në Hagë, për ta vizituar djalin e tyre pas gati pothuajse dy vite.

Haxhi dhe Hyra Thaçi do të takojnë djalin e tyre pas gati dy vjetësh/

Prindërit e ish-presidentit kanë udhëtuar me makinë deri në Tiranë dhe nga aty me aeroplan kanë udhëtuar për në Amsterdam.

Ish-presidenti Hashim Thaçi gjendet në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020.

Ai dhe eprorët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke u mbajtur në paraburgim nën akuzat për krime lufte.

Të ngjashme