ATK prezanton projektin e radhës për “Mos deklaruesit”

| 30 Sht 2022 | 14:42 | Nga

Në mënyrë që të kemi përmirësim të përmbushjes tatimore ATK ka hartuar projektin tjetër për“Mos deklaruesit”, përmes së cilit do të identifikoj tatimpaguesit, të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre    sipas Ligjit, pra identifikimin e tatimpaguesve që nuk deklarojnë dhe deklarojnë me vonesë.

Arsyeja e përzgjedhjes dhe identifikimit të kësaj kategorie të tatimpaguesve është bërë duke u nisur nga realizimi i qëllimit strategjik të ATK-së për përmirësimin e përmbushjes tatimore sa i përket deklarimit dhe deklaruesve (deklarimit ) me vonesë meqenëse kjo kategori renditet me nivel të lartë të riskut.

Trajtimi i mos deklaruesve dhe deklaruesve me vonesë do të realizohet përmes aplikimit të aktiviteteve, si në vijim:

  • Masat parandaluese, dhe
  • Masat për trajtimin e mos deklaruesve.

Projekti do të zgjerohet për të adresuar rreziqet e mos deklarimit dhe deklarimit me vonesë duke përdorur një gamë të gjerë aktivitetesh duke përfshirë por duke mos u kufizuar edhe në aktivitetet e vizitave dhe kontrolleve tatimore.

Administrata Tatimore e Kosovës u bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve që të deklarojnë dhe paguajnë tatimin saktë dhe në kohë.

Të ngjashme