Anketuesit që merren me regjistrimin e popullsisë do të monitorohen me GPS

| 08 Nën 2022 | 14:41 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në ditën e parë ta “Javës për Regjistrimin e Popullsisë 2023”, e organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), me mbështetjen nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), është diskutuar për Përmirësimet teknologjike dhe modernizimin e procesit të Regjistrimit e Metodat Inovative dhe Standardet për të dhëna të besueshme dhe koherente, raporton Ekonomia Online.

Burim Limolli, udhëheqës i IT në ASK, foli për Përmirësimet teknologjike dhe modernizimin e procesit të Regjistrimit e Metodat Inovative,

Sipas tij, zhvillimi intervistës bëhet përmes tabletit dhe se pas çdo interviste të dhënat mund të transferohen menjëherë në server të ASK-së.

Ai ka sqaruar se Monitorimi i anketuesve në teren bëhet përmes GPS-it.

“Një nga prioritetet është rritja e cilësisë. Zhvillimi intervistës bëhet përmes tabletit në vend të letrës. Eliminohet nevoja për dixhitlaizimin e të dhënave ndërkohë që përmirësohet cilësia përmes një sërë kontrollesh të integruara”.

“Pas çdo intervistë të dhënat mund të transferohen menjëherë në server të ASK. Duhet trajnimin fortë i mbikëqyrësve. Monitorimi i anketuesve në teren bëhet përmes GPS”.

Idriz Shala, tha se synim kanë plotësimin e standardeve për të dhëna të besueshme dhe koherente, raporton EO.

“Qëllimi kryesor është përgatitja e data-bazës hartografike. Këtu kemi të dhënat hapësinore për përgatitje për regjistrim të popullsisë”.

“Regjistrimin do ta bëjmë në 1 469 vendbanime. Objektivat janë për të mbështetur procesin e planifikimit, për të mbështetur punën operacionle në teren. Në vitin 2021 dhe 2022 janë aranzhuar 300 qarqe edhe në vitin 2023 në qendrat e mëdha urbane”.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/regjistrimi-i-popullsise-sfide-te-dhenat-nga-diaspora-buxheti-mbulohet-nga-donatoret/

Të ngjashme