Një i vdekur dhe pesë të lënduar në aksidentin në Arllat të Malishevës

Foto ilustruese
| 08 Dhj 2022 | 09:17 | Nga

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Arllat – Malishevë.

Policia ka konfirmuar se një person ka mbetur i vdekur në aksidentin që ishin përfshirë dy vetura, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Sikur shihet në fotografinë e publikuar nga një dëshmitar i rastit, njëra veturë është ndarë në dysh.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje”.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona, një prej tyre nuk kanë arritur të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka konfirmuar për EO, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ahmeti shtoi se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Hetuesit nga Njësiti i Trafikut Rrugor kanë dalë në vend të ngjarjes për të zbardhur rastin.

Të ngjashme