Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë ka filluar aksionin e radhës në mbrojtje të ambientit, gjobit disa persona dhe operator

| 13 Pri 2023 | 17:30 | Nga

Drejtoria e Inspekcionit në komunën e Prishtinës ka njoftuar se nga sot ka filluar aksionin e radhës në mbrojtje të ambientit në kryeqytet duke zhvilluar kontrolle në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Ata përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se gjatë këtij aksioni janë parandaluar, janë gjobitur edhe detyruar të pastrojnë lokacionin persona fizik edhe operatorët të cilët janë gjetur duke hedhur dheun dhe mbetje të tjera inerte.

Në njoftim bëhet e ditur aksioni do të vazhdojë edhe gjatë javëve dhe muajve në vijim dhe masat do të jenë të ashpra ndaj shkelësve.

Njoftimi i plotë:

Stop ndotësve të ambientit në kryeqytet ❌❗️

Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës nga sot ka filluar aksionin e radhës në mbrojtje të ambientit në kryeqytet duke zhvilluar kontrolle në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Gjatë këtij aksioni janë parandaluar dhe janë gjobitur por edhe detyruar të pastrojnë lokacionin persona fizik por edhe operatorët të cilët janë gjetur duke hedhur dheun dhe mbetje të tjera inerte.

Aksioni do të vazhdojë edhe gjatë javëve dhe muajve në vijim dhe masat do të jenë të ashpra prandaj kërkojmë nga të gjithë që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat dhe vendimet e organeve kompetente të kryeqytetit sipas të cilave janë të përcaktuara lokacionet në të cilat mund të hidhet dheu dhe mbetjet inerte!

Të ngjashme