Nënshkruhet vendimi për formimin e Komisionit për Dhënien e Provimit të Noterisë

| 30 Maj 2023 | 16:14 | Nga

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se sot ka nënshkruar vendimin me anë të së cilit formohet Komisioni për Dhënien e Provimit të Noterisë.

Haxhiu tha se shumë shpejtë do të organizohet provimi për Npnoterinë i cili ka për qëllim rritjen e transparencës dhe cilësisë.

“Sapo nënshkrova Vendimin me anë të së cilit formohet Komisioni për Dhënien e Provimit të Noterisë. Shumë shpejt do të organizohet Provimi për Noterinë i cili ka për qëllim rritjen e transparencës dhe cilësisë.Problemi me mungesën e noterëve në komuna, do të zgjidhet shumë shpejt”, shkroi ajo.

Të ngjashme