​Kurti jep detaje për mbledhjen e përbashkët Kosovë-Shqipëri

| 13 Qer 2023 | 12:23 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri, që do të mbahet të mërkurën në Gjakovë.

Kurti në një konferencë për medie, tha se veçanti e kësaj mbledhje është edhe takimi i kryetarëve të komunave të zonave kufitare në të dy anët, ku do të diskutohet që sfidat të kthehen në mundësi dhe mundësit në përfitim për qytetarët, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, lëvizjes së qytetarëve në zonat ndërkufitare i kanë dhënë rëndësi të duhur dhe është rritur në 26 numri i vendkalimeve të veçanta kufitare.

“41 marrëveshjeve të më hershme, prej të cilave 39 të zbatuara plotësisht e dy të tjera në fazën finale të zbatimit, do t’i shtohen edhe 13 të reja në fushën e drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, kulturës, ndërmarrësisë e mbrojtjes dhe një deklaratë e përbashkët për forcimin në fushën e sigurisë”.

“Në rend të ditës së nesërme do ta kenë edhe diskutimin lidhur me bashkëpunimin për realizimin e një qëllimi të kamotshëm, atë të bashkimit doganor. Krahas marrëveshjeve e memorandumeve të bashkëpunimit në njohjen e të drejtës për ushtrimin e avokatit dhe ndërmjetësit, për bursa studentore, ofrimin e shërbimeve shëndetësore, lehtësimin e procedurave të mallrave ushtarake dhe të produkteve me origjinë joshtazore”.

“Nga prillin i këtij viti mbi 200 mijë shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë që banojnë në zonat deri në 30 kilometra nga kufiri tokësor, kanë të drejt të kalojnë kufirin lirshëm dhe të qëndrojnë në zonën kufitare për arsye sociale, kulturore, familjarë e shëndetësore”.

Fjalimi i plotë:

Të nderuar gazetarë të pranishëm,

Të dashur qytetarë,

Ju faleminderit që jeni duke ndjekur ngjarjet e aktivitetet në shënim të 145-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe të Ditës së Çlirimit të Kosovës.

Në kuadër të agjendës shtetërore për këto data me peshë jashtëzakonisht historike, sonte do të mbahet koncerti i përbashkët i Ansamblit “Shota” dhe muzikantëve nga Shqipëria në Gjakovë.

Me të po e përmbyllim agjendën shtetërore për 10 dhe 12 qershorin, dhe po e nisim mbledhjen ndërqeveritare të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Pra, me këngë e valle shqipe po e festojmë lidhjen dhe lirinë, një ditë para se të forcojmë më tej lidhjen dhe lirinë për të bashkëpunuar.

Nesër në Gjakovë, për herë të dytë si nikoqir, e për herë të tretë në më pak se 2 vjet, po mbajmë mbledhjen e nëntë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

41 marrëveshjeve në dy mbledhjet e pararendëse, prej të cilave 39 të zbatuara plotësisht e dy tjera në fazën finale të zbatimit, do t’ia shtojmë edhe 13 të reja në fushën e drejtësisë, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, kulturës, ndërmarrësisë e mbrojtjes dhe një deklaratë të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Në rend të ditës së nesërme do ta kemi edhe diskutimin në lidhje me bashkëpunimin për realizimin e një qëllim të kamotshëm, atë të Bashkimit Doganor, krahas marrëveshjeve e memorandumeve të bashkëpunimit për njohjen e të drejtës për ushtrimin e profesionit të avokatit dhe ndërmjetësit; për bursa studentore; ofrimin e shërbimeve shëndetësore; lehtësimin e procedurave të kalimit të mallrave ushtarake dhe të produkteve me origjinë jo shtazore, për të përmendur vetëm disa pre tyre.

Veçanti e kësaj mbledhje, përveç momentit se kur po zhvillohet, është edhe takimi i përbashkët me Kryetarët e Komunave të Zonave Kufitare; Gjakovës, Pejës, Deçanit, Prizrenit dhe Dragashit në njërën anë, dhe Tropojës, Kukësit dhe Hasit në anën tjetër. Bashkë do të diskutojmë se si sfidat t’i kthejmë në mundësi, e mundësitë në përfitim të qytetarëve.

Lëvizjes së lirë të qytetarëve në zonat ndërkufitare i kemi dhënë rëndësinë e duhur. Nëpërmjet marrëveshjeve të deritanishme e protokolleve zbatuese, e kemi rritur në 26 numrin e vendkalimeve të veçanta kufitare. Nga prilli i këtij viti, mbi 200,000 shtetas të Kosovës dhe të Shqipërisë që banojnë në zonat deri në 30 km nga kufiri tokësor kanë të drejtë të kalojnë kufirin lirshëm dhe të qëndrojnë në zonën kufitare, për arsye sociale, kulturore, familjare e shëndetësore.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme