Përfaqësuesi i Jashtëm i BE-së, Josep Borrell, sot është duke marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut. Në këtë forum pjesëmarrëse nga Kosova është kryediplomatja Gërvalla, ndërsa janë edhe dy emisarët Lajçak e Escobar.
Dialogu Kosovë-Serbi ishte pjesë e bisedës në takimin e Borrellit me presidenten e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
“Kënaqësi të takoja Odile Renaud të BERZH-it në margjinat e Forumit të Dubrovnikut. Ne diskutuam mbështetjen për Ukrainën, dialogun Beograd-Prishtinë dhe klimën e investimeve në Afrikë. Ne vazhdojmë të avancojmë bashkëpunimin BE-BERZH drejt synimeve tona të përbashkëta për të nxitur rritjen dhe zhvillimin ekonomik”, ka shkruar Borrell.
Good to meet with @OdileRenaud @EBRD on the margins of @DubrovnikForum. We discussed support to Ukraine, the Belgrade-Pristina Dialogue & investment climate in Africa.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) July 8, 2023
We continue to advance EU-EBRD cooperation towards our shared goals of fostering economic growth & development. pic.twitter.com/kYBnVn6x0y