Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila gjatë një forumi në Dubrovnik, e cilësoi Bashkimin Europian si një “tigër prej letre”.
Çitaku, në reagimin e saj, ka thënë se kjo është papërgjegjësi, e përzier me megalomani dhe injorancë.
POSTIMI I PLOTË:
Evropa tigër prej letre, deklaron Ministrja e Jashtme e Kosovës në një konferencë ndërkombëtare.
Çfarë papërgjegjësie, e përzier me megallomani dhe injorancë. Zatën, këto të trija rëndom shkojnë bashkë.
Sa për referencë, “ tigër prej letre” i ka quajtur Mao Zedong SHBA-të.