Hovenier: ShBA-ja është e përkushtuar që të rinjtë të gjejnë punë në Kosovë

| 11 Kor 2023 | 13:00 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se ShBA-ja është e përkushtuar që të rinjtë kosovarë të gjejnë punë në vendin e tyre.

Këto komente ai i bëri pas ceremonisë së hapjes zyrtare të qendrës më të re “Bonevet” në Pejë.

“‘Bonevet’ ju ofron të rinjve nga Peja mundësi arsimi në fusha të ndryshme. E kam parë ndikimin direkt të ‘Bonevet’ në jetën e shumë të rinjve”, tha ai, raporton rtk.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara ta mbështesin Kosovën e kjo përfshinë edhe mbështetjen për të rinjtë që të gjejnë punë pikërisht në Kosovë. Shpresojmë se të rinjtë e talentuar kosovarë të arrijnë që të përdorin shkathtësitë e fituara këtu”.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. 

“Bonevet” është organizatë multidisiplinare, e cila merret me zhvillimin, aftësimin dhe praktikën e njohurive të ndryshme arsimore e teknologjike për fëmijë dhe të rritur. Deri më tani kjo organizatë ka pasur degë në Prishtinë e  Mitrovicë.  

Të ngjashme