PSD me aksion te Kuvendi, përleshen me Policinë

| 13 Kor 2023 | 11:15 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate është përplasur me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, derisa po kryente një aksion para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kjo erdhi pasi pjesëtarët e Policisë së Kosovës i kanë penguar aktivistët e PSD-së që ta kryejnë aksionin ku po shënonin në automjetet zyrtare “veç 2-3 minuta”.

Aktivistët e PSD-së kanë kërkuar dorëheqjen e Qeverisë Kurti, pasi sipas tyre ka bashkëpunuar me Listën Serbe në mënyrë të fshehur. Teutë Rrusta u shpreh e shqetësuar lidhur me përleshjen që ndodhi me Policinë e Kosovës.

Sipas saj, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila është koordinuar me Listën Serbe për Ligjin për paga të veteranëve.

“Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, ka dalë duke folur me ton shumë dashamirëse me kryesuesin e Listës Srbska, i cili del që ishte një ndërlidhje me Milano Radojiçiq në ndërmjetësim për t’i koordinuar hapat si për Ligjin për paga ku bëhet fjalë për veteranë, për të cilën kemi protestuar që ata të trajtohen në mënyrë të duhur”.

“Gjithë çfarë po shohim sot është një degradim i kësaj dhe anën tjetër këta që na kanë mbajt këtë diplomën e moralit se nuk koordinohen e nuk bashkëpunojnë, se janë autonomë dhe të pavarur, gjithë çfarë po del është se këta e bëjnë këtë gjë, por e bëjnë fshehur. E kur ju del kjo, këta e denoncojnë atë që e ka bërë të madhe. Por, duhet me pas të qartë se ‘vegëza’ është një fije që edhe heq gjithë këtë maskën e madhe që po duket se e ka ky pushtet. Le të bijë njëherë dhe përfundimisht kjo maska morale që po mbajnë këta”.

“Këso aksioni kemi bërë dhjetëra herë, kurrë nuk ka pasur ndërhyrje. Po ndërhynë se ju ka heq marrja. Nuk e ke punë t’i godasësh me boksa pas shpine, nuk është punë që ta jep detyra jote. Janë dalë përgjimet, u pa bashkëpunimi e këta merren me ne”, tha Nol Nushi.

Të ngjashme