Rusia po planifikon ‘sulm të rremë’ në rafinerinë e Bjellorusisë, pretendon Ukraina

Joint stock company "Mozyr oil refinery" is seen near the town of Mozyr, Belarus January 4, 2020. REUTERS/Vasily Fedosenko
| 04 Gus 2023 | 14:25 | Nga

Rusia po përgatitet të nisë një sulm në një rafineri nafte në Bjellorusi, sipas shërbimit të sigurisë të Ukrainës.

Sulmi në uzinën e Mozyr do t’i fajësohet diversantëve ukrainas në një përpjekje për të tërhequr Bjellorusinë në luftë.

Pretendimet e shërbimit bazohen në informacionin e marrë nga disa burime, duke përfshirë një ushtarak të kapur rus, thuhet në një deklaratë në Telegram, shkruan Skyneës, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se përgatitja e sulmit po kryhet nga “një grup sabotazhi dhe inteligjence” i përbërë nga personeli i Forcave të Armatosura Ruse dhe anëtar i grupit mercenar Ëagner.

“Shërbimi i Sigurisë paralajmëron ushtrinë bjelloruse kundër pjesëmarrjes në një luftë të plotë kundër Ukrainës. Çdo pushtues që kalon kufirin e shtetit tonë do të shkatërrohet nga forcat tona të sigurisë dhe mbrojtjes”, thuhet në përfundim.

Të ngjashme