Hovenier: E falënderoj Mehajn për partneritetin tonë të ngushtë gjatë mandatit të tij

| 08 Gus 2023 | 17:11 | Nga

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka falënderuar tashmë ish-ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn për bashkëpunimin e ngushtë.

Hovenier, i ka uruar Mehajt më të mirat në të ardhmen, njofton Klankosova.tv.

“E shfrytëzojë mundësinë për të falënderuar ish-ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn, për shërbimin e tij dhe bashkëpunimin dhe partneritetin tonë tonë të ngushtë gjatë mandatit të tij. Duke ia uruar të gjitha të mirat në objektivat e tij të ardhshëm”, shkroi Hovenier.

Kujtojmë, Ejup Maqedonci, është ministri i sapo emëruar i Mbrojtjes, pasi Mehaj dha dorëheqje, për siç tha për arsye familjare. /Klankosova.tv.

Të ngjashme