Pamje nga përleshja fatale në Vlorë, si i riu vrau me grushte ndërtuesin

| 08 Gus 2023 | 18:24 | Nga

Prokuroria e Vlorës ka administruar pamjet e kamerave të sigurisë të konfliktit të dhunshëm ku 33-vjeçari Rei Meta, qëlloi për vdekje me grushte biznesmenin e ndërtimit, Armando Meshau.

Euronews Albania ka mundur të sigurojë një foto nga momenti pak përpara përleshjes fatale.

Siç shihet dhe nga fotoja e mëposhtme Meshau dhe Mete shihen duke pasur një konflikt verbal me njër tjetrin. Ata ndodhen brenda ambienteve të kancelarisë në lagjen “Hajro Cakërri”, ku 55-vjeçari është personi i veshur me një bluzë të bardhë.

Pas konfliktit verbal, Rei Meta ka qëlluar me grushte biznesmenin duke i shkaktuar vdekjen, transmeton Paparaci.

Autori i krimit ka pohuar në polici se viktima, Armando Meshau, e ka sharë i pari dhe e ka goditur përpara se konflikti të përshkallëzohej. Meta gjithashtu ka deklaruar se e ka goditur për vetëmbrojtje, teksa pretendon se 55-vjecari e ka humbur jetën nga përplasja e kokës në tokë.

Dyshohet se shkak për konfliktin mes dy personave dyshohet të jetë bërë një apartament. Burime konfirmojnë se Rei Mete futej shpeshherë si sekser për zgjidhjen e problematikave me pronat në Vlorë.

Ai merrte përgjegjësi për zgjidhjen e konflikteve, në emër të së ëmës, Nurihan Metes, e cila është anëtare e KLP-së.

Mete kërkonte që për lejet e pronave që jepeshin, apo zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të përfitonte apartamente ose shuma monetare. Në këtë rast është bërë një marrëveshje mes palëve për një pronë, për të cilën pas marrëveshjes, Armando Meshau e ka gjetur vetë dakordësinë me palën e tretë. Mete pretendonte se viktima duhet t’i jepte një apartament pavarësisht se nuk ishte ai personi që zgjidhi konfliktin.

Pamjet filmike të kamerave të sigurisë janë sekuestruar dhe janë në dispozicion të policisë do të japin një version të saktë të asaj që ka ndodhur brenda ambienteve të kancelarisë.

Të ngjashme