Maloku: Opozita ka filluar të kthjellet, të angazhohet maksimalisht në proceset që po kalon vendi

| 11 Gus 2023 | 08:56 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se pavarësisht raporteve të publikuar ku opozita po paraqitet si pasive, sipas tij, ajo kohëve të fundit ka filluar që të kthjellet.

Ai tha se pas procesit zgjedhor opozita pati kaluar në një fazë pasive politike, duke pasur kështu angazhimi minimal dhe jo të duhur nëpër proceset të cilat kalonte vendi, por që tash sipas tij, ajo ka filluar fazën e rimëkëmbjes së saj politike.

“Paraprakisht duhet thënë që opozita pas procesit zgjedhor që patëm kaloj në një fazë të impotencës se madhe të aktiviteteve politik dhe për pasoj u krijuan momente që atë mund ta vlerësonin në çdo rrethanë si opozitë me angazhimi minimal për të mos thënë aspak dhe mbi të gjitha jo të duhur. Kohëve të fundit pavarësisht raporteve që nxjerrën për punën e deputetëve ose të ngjashme e sidomos të opozitës në legjislaturën e Kosovës konsideroj që opozita kadal, kadale po e fillon fazën e kthjelljes së saj politike”, tha ai. 

Ai tha se opozita do të duhet që në vazhdimësi të jetë agresive në pozicionin e saj e jo të veprojë siç ka bërë deri më tani.

“Ajo që do të duhej ta mbante opozita në mend është që të ketë vazhdimësi dhe kontuinitet maksimal duke qenë më agresive në pozicionin e vetë prej opozite edhe jo siç ka qenë deri më tani. A ka frekuenca që tregojnë që kjo opozitë po kthjellet, po ka sidomos rastet e fundit, por dua që të shpresoj që kjo të ketë një vazhdimësi dhe të ketë në instancë të fundit të luaj rolin e vetë prej opozitari”, tha ai. 

Në një raport të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), del se opozita nuk ka qenë mjaft aktive gjatë këtij sesioni pranveror, pasi deputetët e tyre kryesojnë sa i përket mungesave në seanca plenare, ndërkaq nga 171 pyetje parlamentare vetëm 68 sosh janë bërë nga opozita ndaj ekzekutivit.

Sipas këtij raporti Kuvendi i Kosovës ka përmbushur vetëm 13 për qind të agjendës legjislative të vitit 2023 dhe gjatë këtij gjysmë viti miratoi 44 ligje, mirëpo pjesa dërmuese e tyre ishin të bartura nga viti i kaluar.

Të ngjashme