Kuvendi i Kosovës të hënën rikthehet me mbledhjen e kryesisë, ku edhe pritet të caktohet seanca e re, raporton Ekonomia Online.
Në këtë mbledhje përveç shqyrtimit të pikave të mbetura nga seancat e kaluara, do të shqyrtohet edhe Votimi në parim i Projektligjit për tekstet shkollore.
Rendi i ditës
I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Seanca plenare e paraparë më 28 korrik 2023:
10. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,
11. Zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
12. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e 2 (dy) anëtarëve nga radhët e komunitetit shqiptarë në Komisionin e Pavarur për Media,
13. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale,
14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,
15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,
16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës,
17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/-L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.08/L-032 të Procedurës Penale,
18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovë,
19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-245 për artin dhe kulturën,
20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,
21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,
22. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,
23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil.
III.Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-250 për ndryshime klimatike,
11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-205 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,
13. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb.
IV.Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave