Nënkryetari i Prishtinës konfirmon se u intervistua nga Policia “në cilësinë e dëshmitarit”

| 08 Sht 2023 | 22:54 | Nga

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar se të premten është intervistuar nga Policia e Kosovës në cilësinë e dëshmitarit, në ndërlidhje me rastin e ndalimit të tre zyrtarëve komunalë të Komunës së Prishtinës.

“Ky rast ndërlidhet me nënshkrimin e disa kontratave mbi vepër, të cilat ne si qeverisje i kemi trashëguar nga qeverisja e kaluar”, ka shkruar Zogaj në Facebook.

“Sipas kërkesave të drejtorive përkatëse, këto kontrata mbi vepër kanë qenë pozicione të domosdoshme për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të Prishtinës”, shtoi.

Nënkryetari i Prishtinës ka potencuar se do të mbetet në dispozicionin e institucioneve të drejtësisë deri në fund të këtij rasti.

Të ngjashme