Lojërat Mesdhetare – Selimi: Të normalizohen marrëdhëniet me Serbinë, çfarëdo eskalimi është vdekjeprurëse për Lojërat

| 09 Sht 2023 | 15:20 | Nga

Pasi Kosova fitoi mbajtjen e Lojërave Mesdhetare 2023, ish-ministri i jashtëm kosovar, Petrit Selimi, ka shkruar një seri cicërimash në “X” ku e ka lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, me ç’rast u shpreh se duhet konkludohet procesi i normalizimit të marrëdhënieve, ngase, siç thotë ai, “çfarëdo eskalimi, i provokuar nga Serbia apo gabimet tona, do të jetë vdekjeprurëse për Lojërat Mesdhetare”.

“2030 tingëllon larg, por nuk është aq larg. 3 vitet e fundit kjo qeveri ka treguar mungesë përvoje, mungesë aftësish bazë, një paaftësi tronditëse për të përfunduar prokurime në punë apo shërbime publike”, ka shkruar Selimi.

Të ngjashme