Liverpooli ka arritur një rekord të madh të Wolverhampton Wanderers, i cili daton që nga viti i largët 1939.
Reds kanë fituar ndaj LASK në Ligën e Evropës me katër gola diferencë të enjten mbrëma, apo më saktë me rezultat 4-0.
Fitorja i siguroi Liverpoolit kalimin në fazën eliminatore të turneut duke vulosur gjithashtu vendin e parë në grup.
Kjo fitore nënkuptonte gjithashtu se Liverpooli ka fituar të 10 ndeshjet e tyre në Anfield në të gjitha garat këtë sezon, secila me një diferencë prej dy e më shumë golash.