Guterres: Besueshmëria e Këshillit të Sigurimit është dëmtuar pas vetos të armëpushmit së ShBA-së

| 10 Dhj 2023 | 09:51 | Nga

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka thënë se autoriteti dhe besueshmëria e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është minuar pasi ai nuk ishte në gjendje të zbatonte një armëpushim humanitar në Gaza.

Guterres, duke folur në Doha, Katar, shtoi gjithashtu se ai nuk do të heqë dorë nga thirrjet e tij për një armëpushim humanitar, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

Të premten, ShBA-ja vuri veton ndaj rezolutës së mbështetur nga pothuajse të gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit dhe dhjetëra vende të tjera që kërkonin një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

Votimi në këshillin prej 15 anëtarësh ishte 13-1, me Mbretërinë e Bashkuar që abstenoi.

Të ngjashme