Qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen, prej një janarit 2024.
Për këtë, Qeveria tashmë ka nisur të dërgojë mesazhe te qytetarët, përmes të cilëve tregojnë rregullat për ata që duan të udhëtojnë.
“Nga 1 janari 2024 pa viza! Të keni: pasaportë, akomodim, biletë kthyese, dëshmi finaciare. vetëm vizita afatshkurtra, jo punësim. 90/180 ditë“, thuhet në mesazh.