Burri nga Gjakova arrestohet për trafikim me njerëz

| 01 Shk 2024 | 10:05 | Nga

Është arrestuar një person në Gjakovë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “trafikim me njerëz”.

Sipas policisë tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar katër telefona dhe një video regjistrues.

Lidhur me këtë rast është identifikuar një viktimë e trafikimit ku e njëjta është trajtuar sipas procedurave.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë, 2023-2024, 21:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar si dhe është identifikuar një viktimë e trafikimit ku e njëjta është trajtuar sipas procedurave. Nga i dyshuari janë sekuestruar katër telefona dhe një video regjistrues. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme