Prishtinë: Burri denoncon gruan për dhunë fizike

| 01 Shk 2024 | 18:04 | Nga

Një burrë nga Prishtina ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar bashkëshorten e tij për dhunë në familje.

Sipas të dhënave, bazuar në dëshminë e viktimës, gruaja e tij ka ushtruar dhunë pas disa mosmarrëveshjeve, e më pas dyshohet se edhe e ka sulmuar fizikisht.

Si rezultat i denoncimit, çifti janë intervistuar lidhur me rastin dhe kanë dhënë deklaratat e tyre për atë që ka ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj gruas është iniciuar rasti për “Dhunë në familje”.

Të ngjashme