Sulmet e Izraelit në Gaza vranë dy pengje izraelite, thotë krahu i armatosur i Hamasit

| 11 Shk 2024 | 15:18 | Nga

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë 96 orëve të fundit kanë vrarë dy pengje izraelite dhe kanë plagosur rëndë tetë të tjerë, shkroi në Telegram Brigadat Al Qassam të Hamasit.

“Gjendja e tyre po bëhet më e rrezikshme për shkak të pamundësisë për t’u ofruar atyre trajtimin e duhur. (Izraeli) mban përgjegjësi të plotë për jetën e të plagosurve në dritën e bombardimeve të tyre të vazhdueshme”, thuhet në deklaratë.

Këto pretendime ende nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, shkruan The Guardian.

Raportohet se ka rreth 130 pengje izraelite të mbajtur në Rripin e Gazës nga Hamasi.

Të ngjashme