Szunyog përshëndet vendimin e KQZ-së, tani të krijohen kushte për votim të lirë e të drejtë

| 08 Mar 2024 | 14:24 | Nga

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përshëndetur vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të caktuar datën për votimin për shkarkim të kryetarëve në katër komunat veriore.

“Vlerësojmë procesin e verifikimit të nënshkrimeve nga KQZ-ja dhe vendimin e tyre për të caktuar datën për votim për shkarkimin e kryetarëve të Komunave”, ka shkruar Szunyog, në platformën X.

Szunyog është shprehur se i mbetet KQZ-së të përgatitet për të krijuar kushte për votim të lirë e të drejtë.

“Tani është thelbësore që KQZ-ja të bëjë përgatitjet e nevojshme për të siguruar proces të qetë dhe të krijojë kushte për votim të lirë dhe të drejtë”.

“BE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje përgjatë këtij procesi”, ka shtuar ai.

Të ngjashme