Klinaku reagon për ndalimin e Lushtakut: Një poshtërsi e radhës nga kjo pseudogjykatë

| 08 Mar 2024 | 22:22 | Nga

Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së ka reaguar pas raportimeve për arrestimin e Sami Lushtakut.

Ai këtë e ka quajtur një poshtërsi të radhës nga Gjykata Speciale.

“Siç po raportohet në media, Specialja e paska ndaluar në këto orë të vona z. Sami Lushtaku”.

“Përveç spektakleve të vazhdueshme që po bëhen nga kjo pseudogjykatë, të ndalohet njeriu në rrugë pa kurrfarë paralajmërimi, kjo është edhe një poshtërsi e tyre e radhës”, ka thënë Klinaku.

Të ngjashme