Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi, ka kërkuar heqjen e masave nga Bashkimi Evropian dhe marrjen e statusit te vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, gjatë pjesëmarrjes në takimet e COSAC-ut në Bruksel, Belgjikë.
Postimi i plotë:
Në cilësinë e kryetares së Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës, kam marrë pjesë në takimet e COSAC-ut në Bruksel, Belgjikë.
Si udhëheqëse e delegacionit të Kosovës, kam kërkuar mbështetje për proceset që Kosova po kalon, veçanërisht për:
? Heqjen e masave të vendosura nga BE-ja
? Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
? Anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke e paraqitur atë si një hap të rëndësishëm për përparimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian