Fernandes do të vendosë për të ardhmen pas Evropianit

| 01 Maj 2024 | 13:53 | Nga

Bruno Fernandes nuk e di nëse do të qëndrojë në Manchester United në sezonin e ardhshëm.

Futbollisti portugez thotë se për momentin është mirë në “Old Trafford” dhe ndien se edhe klubi anglez është i kënaqur me paraqitjet dhe me angazhimin e tij.

Mirëpo, përfaqësuesi portugez nuk e di se sa gjatë do të mbetet në “Teatrin e Ëndrrave”.

“E ardhmja ime? Për momentin, ndiej se të dyja palët, unë dhe klubi, dëshirojmë të vazhdojmë së bashku”, deklaroi futbollisti kreativ për “DAZN”.

Të ngjashme