Numri i vdekjeve nga djegia e Kullës Grenfell në Londër ka shkuar në 79.
Policia britanike ka bërë të ditur se kjo shifër pritet të rritet në ditët në vijim.
Javën e kaluar kulla 24 katëshe ishte kapluar nga flakët duke shkaktuar kështu vdekjen e një numri të madh të njerëzve që jetonin në të.