Idrizi dënon sulmin në Ibër Lepenc: Vushtrria dhe komunat përreth rrezikojnë të mbesin pa ujë

| 30 Nën 2024 | 12:38 | Nga

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka dënuar ashpër sulmin në kanalin e Ibër Lepencit, si pasojë e të cilit, kjo komunë dhe ato përreth saj rrezikojnë të mbesin pa ujë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se si komunë, janë të gatshëm për ofrimin e ndihmës me të gjitha kapacitetet që kanë.

Postimi i plotë:

Dënojmë ashpër sulmin terrorist në Komunën e Zubin Potokut, më saktësisht në kanalin e Ibër Lepencit, si pasojë e së cilës komuna jonë dhe komunat përreth rrezikuan të mbesin pa ujë të pijes.

Ftoj organet e rendit që kryesit e këtij akti të vihen para drejtësisë!

Si Komunë e Vushtrrisë, jemi të gatshëm për ofrimin e ndihmës me të gjitha kapacitetet që kemi!

Faleminderit për policinë, zjarrfikësit, punëtorët e ujësjellësit regjional, Ibër Lepencit dhe gjithë të tjerëve për gatishmërinë dhe punën e palodhshme!

Një falënderim i veçantë për Brigadën e Zjarrfikësve të Vushtrrisë, të cilët gjatë gjithë natës kanë bërë bartjen e ujit për termocentralet e KEK-ut.

Ferit Idrizi
Kryetar i Komunës së Vushtrrisë

Të ngjashme