Eman Rrahmani: Një çift s’do me i prish linjat e trupit, e marrin një grua me qira me bë fëmijë për ta

Prishtinë | 19 Tet 2026 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Deputeti Eman Rrahmani, ka ngritur shqetësime për fertilizimin e asistuar dhe çështjet që lidhen me bartjen e shtatzënisë për një çift tjetër një ndër arsyejet që ai thotë e bëjnë të mbaj qëndrim për ta kundërshtuar Kodin Cilvil në Kuvend.

Duke folur në T7, Rrahmani ka deklaruar se disa çifte, sipas tij, për të mos ndryshuar trupin gjatë shtatzënisë, angazhojnë një grua tjetër që ta mbajë shtatzëninë dhe ta lindë fëmijën e tyre.

“Një çift s’do me i prish linjat e trupit, e marrin një grua me qira edhe ajo lind fëmijën e tyre, pastaj gruaja që s’martohet por lind fëmijë, që s’e di kush është baba…”, ka deklaruar Rrahmani duke pretenduar së në këtë formë i pa mundësohet fëmijut ta di kush është prindi i vërtetë.

Të ngjashme