Pacolli publikon fotografi me ish-presidentin Mahama që i fitoi zgjedhjet: Po nis një epokë e re për diplomacinë e Kosovës me Ganën

| 08 Dhj 2024 | 13:22 | Nga

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një fotografie e ka uruar John Dramani Mahama për zgjedhjen e tij si president i Ganës, raporton Ekonomia Online.

Pacolli ka thënë se Dramani gjatë mandatit të mëparshëm ka qenë mbështetës i palëkundur i Kosovës.

“Përshëndes me ngrohtësi mikun tim të vjetër, John Mahama Dramani për zgjedhjen e tij si President i Ganës. Gjatë mandatit të tij të mëparshëm, ai ishte një mbështetës i palëkundur i Kosovës, dhe kthimi i tij shënon një epokë të re për diplomacinë e Kosovës me Ganën dhe më gjerë. I uroj shumë sukses në udhëheqjen e tij!”, ka shkruar Pacolli

Të ngjashme