“Edhe Prizreni në këmbë”, më 25 shtator protestohet në mbështetje të çlirimtarëve

Prishtinë | 22 Sht 2026 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Edhe qyteti i Prizrenit do t’i bashkohet protestave me moton “Jo në emrin tim”.

Protesta do të mbahet më 25 shtator, në orën 19:00, dhe organizohet nga fëmijët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta.

“Edhe PRIZRENI në këmbë. JO NË EMRIN TIM”, u tha mes tjerash në një njoftim nga platforma “Liria ka Emër”.

Me këtë protestë, Prizreni i bashkohet qyteteve dhe organizimeve të tjera që kanë paralajmëruar tubime pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Të ngjashme