Osmani në bashkëbisedim me Trump dhe Macron: Mbështetemi në udhëheqjen e fortë të SHBA-së për sigurinë e prosperitetin në rajon

| 08 Dhj 2024 | 13:52 | Nga

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur përmes një postimi se e ka përgëzuar presidentin Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Ekonomia Online.

Osmani tha se ishte nder ta takonte Trumpin dhe ta uronte, siç ka theksuar ajo në emër të popullit të Kosovës.

“Rikonfirmova gjithashtu angazhimin tonë për të forcuar aleancën tonë”, ka shkruar presidentja në një postim në X.

“Ne mbështetemi në udhëheqjen e fortë të SHBA-së ndërsa punojmë së bashku për ta promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka thënë ajo.

Të ngjashme