Anëtari i Parlamentit Evropian dhe Raportuesi i sapoemëruar i Përhershëm për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, do të mbajë konferencë për media, raporton Ekonomia Online.
Kjo konferencë sipas njoftimit lidhet me misionin e tij tre-ditor për mbledhjen e fakteve në Kosovë.
Ajo mbahet në ora 11:00 Para Zyrës së BE-së, Prishtinë.
Terras, është emëruar në nëntor të këtij viti raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE).
Parlamentin Evropian e kompletoi listën e raportuesve për vendet e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE).
Për emërimin e Terrasit në këtë post u pajtuan në grupin e PPE-së në Komisionin për politikë të jashtme.