Në prag të ndërrimit të moteve, ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, vizitoi sot, siç tha ai, përfaqësuesit e tri shtyllave kryesore të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve, Policinë e Kosovës, ekipet e emergjencës mjekësore dhe zjarrfikësit.
Në një atmosferë falënderimi dhe vlerësimi, Hoxhaj i cilësoi këta profesionistë si “superheronjtë tanë të përditshëm”, duke nënvizuar rëndësinë e punës dhe sakrificës së tyre, veçanërisht gjatë festave.
Ai shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe guximin e tyre, që janë themelore për sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit.
“Ditën e fundvitit me Superheronjtë tanë ?! Në Suharekë sot pata nderin t’i takoj tri shtyllat kryesore të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve, të cilët janë gjithnjë në shërbim të qytetarit, edhe në ditë festash. Pjesëtarët e Policisë ??♂️, ekipet e emergjencës ?⚕️?⚕️ dhe zjarrfikësit ???? i falenderova për guximin, sakrificën dhe profesionalizimin e tyre të jashtëzakonshëm! Respekt dhe mirënjohje e pafund për gjithçka që bëni! ?”, ka shkruar Hoxhaj, ku ka publikuar edhe një video nga vizitat.